-U tha në Opinion

Kryemadhi: Punonjës të presidencës kanë blerë vota për Alqi Bllakon


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:55 - 20/04/22 |
el ida

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, ka mohuar që ish-deputeti Alqi Bllako të ketë qenë pjesë e LSI, edhe pse ka punuar si këshilltar i zotit Meta.

Duke shkuar më tej, Kryemadhi tha se punonjës të presidencës të angazhuar me PS, kanë shpërndarë lekë dhe kanë blerë vota për Alqi Bllakon.

Pjesë nga intervista   

Kryemadhi: Di të them që edhe njerëz që ka punësuar Bllako në presidencë dhe janë ende në presidencë, janë pjesë aktive e PS, kanë qenë pjesë e fushatës së zotit Bllako. Madje kanë marr edhe lejen e zakonshme në presidencë dhe shkonin shpërndanin para, nëpunës të presidencës, shpërndanin para për të blerë votat për Bllakon.

Lorenc Vangjeli: Kjo është vepër penale…

Kryemadhi: Po ti ke makina të policisë së shtetit që kanë shpërndarë para për blerje votash.

Pas