-U tha në Opinion

Shumëkëmbëshi ndërpret debatin në “Opinion”, Fevziu: Kam një orë që e shikoj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:05 - 20/04/22 |
Opi Nion

Debatin në emisionin “Opinion” e ndërpreu për pak momente një shumëkëmbësh që po kalonte para të ftuarve në momenti që po fliste kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Shumëkëmbëshi tërhoqi vëmendjen e të ftuarve duke vijuar “rrugën” e tij në mes të studios, për ta larguar është ngritur analisti Lorenc Vangjeli i cili ironizoi ritmin e ecjes së shumëkëmbëshit me politikën shqiptare.

Fevziu: Shiko, u çudita dhe unë.

Kryemadhi: Është bereqet.

Fevziu: Ka hyrë në mes të studios, e kap dot kamera, kam një orë që e shikoj.

Vangjeli: Lëre Fevzi.

Fevziu: Po e lë, nga ti e mori rrugën Lorenc.

Vangjeli: Këtë ritëm i ka dhënë politika Shqipërisë.

Fevziu: Shumëkëmbësh, më fal. Lorenc po lëre tani.

Vangjeli: Kjo duhet bërë me shumë këmbë të tjera. Unë nuk po e bëj këtu që ti vëj këmbën sipër. (Ironi për politikën) Këtë duhet ta bëjnë qytetarët./ Opinion.al

Pas