Kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi, ka hedhur akuza ndaj qeverisë “Rama” duke thënë se ajo nuk i shërben nevojave të qytetarëve pasi qëllimi i vetëm i saj është mbajtja e pushtetit.
Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në “Facebook”, Kryemadhi thotë se qëllimet e qeverisë “Rama” do të përfundojnë me në mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme.
“Rilindja nuk do t’ja dijë as si jetojnë dhe as çfarë nevojash kanë njerëzit. Qëllimi i saj është vetëm karrigia e pushtetit. Kjo përfundon në 25 prill 2021”- shkruan Kryemadhi./ Opinion.al