Bota

Presidenti kinez në OKB: Nuk duam luftë me asnjë vend


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:30 - 22/09/20 |
Opi Nion

 

“Pekini nuk ka qëllim të konfliktohet as në luftë të ftohtë dhe as në luftë të nxehtë me asnjë vend”. Kështu është shprehur presidenti kinez Xi Jinping gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Kjo deklaratë e presidentit Xi erdhi përmes një videoje të regjistruar më parë, ndërkohë  që së fundi janë vënë re tensione të shtuara mes Kinës dhe SHBA.

Kjo veçanërisht pas deklaratave nga presidenti amerikan dhe administrata e tij se Kina kishte fshehur dhe vonuar informacionet lidhur me Covid 19.

Ndërkohë dy ditë më parë, duke treguar hapur tensionet e SHBA ndaj Kinës, sekretari i shtetit Pompeo kërkoi edhe nga Vatikani të mos rinovonte marrëveshjen me Kinën për trajtimin e besimtarëve katolikë atje./Opinion.al

Pas