Politikë

Kryemadhi në njësinë nr.3: Ne do të kthejmë qytetarët që janë larguar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:24 - 09/01/21 |
Opi Nion

Ditën e sotme kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ka nisur duke bashkëbiseduar me banorët e njësisë numër 3 në Tiranë.

Kryemadhi u shpreh gjatë bashkëbisedimit me qytetarët se jetesa në Shqipëri është bërë e vështirë dhe se për këtë gjë fajtor është kryeministri Edi Rama.

Sipas kryetares së LSI, në vendin tonë ka një depresion social, ndërsa mungesa e papunësisë ka bërë që qytetarët të marrin kredi në banka, por më pas futen në listat e zezë të bankave pasi nuk arrijnë dot të shlyejnë detyrimet e tyre.

Kryemadhi është shprehur se LSI do të kthej në Shqipëri qytetarët që kanë braktisur vendin.

 “Ne patëm dje takime dhe një nga gjërat që po diskutonim me ta, janë problematikat, duke qenë se më shumë në jetën e përditshme jemi me të rinj dhe të reja, kemi pasur si problem mungesën e hapësirave të punësimit. Te Njësia 8 ishim me profesor Petrit Baren, i cili po thoshte që gjithë infermierët kanë ikur dhe nuk gjejmë dot një infermiere të kualifikuar, nuk gjejmë dot një student të mjekësisë ku janë e ku s’janë që të jenë pjesë e stafit mjekësor. Nga ana tjetër është dhe kjo çështja tjetër që thatë ju e ilaçeve e të tjera. Por një nga problemet që e ndjekim çdo ditë ne, që është pjesë e jetës së përditshme është që hapësirat janë të pamundura. Edhe kur vjen puna që kur një njeri sëmuret, e ka të pamundur financiarisht për t’u përballur me sëmundjen. Pra nuk është më një shëndetësi falas, por është një shëndetësi shumë e shtrenjtë. Ndërkohë që mundësitë për t’u punësuar janë shumë të vogla, për të mos thënë që janë kthyer në minus, për shkak sepse bizneset për shkak të pandemisë dhe shumë gjërave të tjera janë mbyllur dhe hapësirat janë shumë të vogla. Ndërkohë nga ana tjetër edhe pse pandemia, edhe pse lockdoëni që bëri qeveria pa asnjë lloj kriteri, efekti i ndihmës shtetërore dhe paketat ndihmëse ekonomike kanë qenë inekzistente, pra që njerëzit nuk e kanë ndjerë atë. Kështu që në çdo qelizë të familjes shqiptare ka jo vetëm dëm ekonomik, por edhe depresion social. Edhe pak ditë kanë ngelur nga zgjedhjet, ne do t’i kthejme qytetaret qe kane ikur nga vendi. Për LSI është e panegociueshëm si pikë Arsimi i lartë, Ai duhet të depolitizohet. Duhet të jetë një urë lidhëse. Jam e bindur se njësia 3 do të jetë kampion. Minutat i kemi të limituara, ndaj duhet të punojmë.”-tha Kryemadhi./ Opinion.al

Pas