Aktualitet

Kryegjyqtarja e Elbasanit: S’e di kush i ka shpërndarë videot,s’kam TikTok


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:21 - 31/05/21 |
Opi Nion

Ka reaguar për herët të parë pas lajmeve të publikuara në media, ku shfaqet në video “provokuese” në ambientet e gjykatës, kryetarja e gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani.

Në një prononcim për A2, Kapedani është shprehur se nuk ka asnjë përgjigje lidhur me nisjen e hetimeve nga ILD, ndërsa theksoi se nuk e di se kush i ka shpërndarë videot. “Unë nuk kam TikTok”, tha Enkeleda Kapedanit.

Ndërkohë Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj kryetares së Gjykatës së Elbasanit, pas disa videove të postuara në rrjetin social “TikTok”.

“Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë u njoh me materialet filmike të shpërndara në media mbi magjistraten E.K, kryetare e Gjykatës Elbasan. Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates për rastin”, thuhet në njoftimin e ILD./Opinion.al

 

Pas