Aktualitet

Zgjedhjet, KAS rrëzon opozitën për Korçën dhe Elbasanin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:19 - 31/05/21 |
Opi Nion

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, për shpallje të pavlefshme të zgjedhjeve në Qarkun e Korçës dhe të Elbasanit.

“KAS pasi analizoi provat dhe faktet e paraqitura, vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të paraqitur nga PD dhe LSI, ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në fletoren zyrtare. Palët për këtë duhet të paraqesin brenda 5 ditëve ankimim në Kolegjin Zgjedhor”, tha Çefa.

Kujtojmë që PD dhe LSI, ankimuan rezultatin e zgjedhjeve në këto dy qarqe, me arsyetimin, se Partia Socialiste i ka manipuluar ato. Por, kjo kërkesë e tyre është rrëzuar nga KAS.

Ditën e sotme pritet që të jepet edhe vendimi për zgjedhjet në Fier./Opinion.al

Pas