Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryediplomatja gjermane sërish thirrje Serbisë: Tërhiqni trupat në kufirin me Kosovën!

2023/10/02 at 4:26 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryediplomatja gjermane sërish thirrje Serbisë: Tërhiqni trupat në kufirin me Kosovën!

Ministrja e punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Baerbock, sërish bëri thirrje nga Kievi, që Serbia të reduktojë trupat në kufi me Kosovën.


Baerbock tha nga Kievi i Ukrainës, se nuk duhet të ketë “tensione të tjera midis Serbisë dhe Kosovës.”

Zvogëlimi i numrit të ushtarëve serbë në kufi është “apeli urgjent këtu sot nga takimi ynë i përbashkët në Kiev”, tha ministrja një ditë pas vajtjes në Prishtinë të të ngarkuarit të saj për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Por Gjermania ende nuk e ka vendosur nëse do ketë rritje të kontingjentit gjerman të KFOR-it. Një zëdhënës i ministrisë gjermane të Mbrojtjes i tha të hënën DW:

“Jemi duke e monitoruar nga afër situatën dhe jemi në kontakt të ngushtë me qeverinë kosovare dhe aleatët tanë të NATO-s për hapat e mëtejshëm të mundshëm. Është e rëndësishme t’i peshojmë të gjitha argumentet.”

Më parë, për shkak të situatës së tensionuar në Kosovë, përfaqësues të SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së janë shprehur për forcimin e forcës paqeruajtëse të KFOR-it të udhëhequr nga NATO dhe po sugjerojnë dërgimin e forcave shtesë të Bundeswehr-it.

“Gjermania, duke u konsultuar me aleatët e saj, duhet të shqyrtojë së shpejti nëse mandati i KFOR-it po përmbushet plotësisht dhe të dërgojë më shumë ushtarë në Kosovë”, tha politikani i Partisë së Gjelbër, Anton Hofreiter, kryetar i Komitetit për BE në Bundestag, për revistën “Spiegel”.

Kolegu i grupit parlamentar të Hofreiterit, Philip Krämer , tha se Gjermania duhet të shqyrtojë gjithashtu shkallën në të cilën forcat shtesë të Bundeswehr-it mund të vihen në dispozicion brenda kornizës së mandatit aktual. Edhe raportuesi socialdemokrat për Ballkanin Perëndimor, Adis Ahmetoviç, nga radhët e SPD-së, bëri thirrje që mandatit të KFOR-it, t’i jepen më shumë forca të armatosura. Në një deklaratë për media, Ahmetovic ishte shprehur për masa shtesë të Komisionit të BE-së për të parandaluar shkallëzimin e situatës. Ai tha se mobilizimi i forcave ushtarake të Serbisë në kufi me Kosovën, është një sulm ndaj Evropës liberale.

NATO përforcon trupat në Kosovë

NATO njoftoi së fundmi do t’i rrisë trupat e KFOR-it, pas shtimit të tensioneve midis Serbisë dhe Kosovës. Sipas një zëdhënësi të aleancës së mbrojtjes, në Kosovë do të shtohen rreth 600 forca britanike. Ndërkohë 200 syresh kanë mbërritur në Kosovë, bën të ditur DW.

Bundeswehr-i gjerman ka aktualisht 85 ushtarë të stacionuar në Kosovë. Mandati, i cili u zgjat për herë të fundit nga Bundestagu në maj, parashikon deri në 400 ushtarë, në rast nevoje. Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Mbrojtjes, Marie Agnes Strack Zimmermann, nga Partia Liberale, FDP, tha se mund të dërgojmë edhe më shumë nëse është nevoja, por jemi duke e monitoruar situatën.

Grupi parlamentar i Unionit Kristiasocial akuzoi qeverinë e koaliciont të qendrës së majtë si bashkëpunëtore në përshkallëzimin e tensiioneve midis Beogradit dhe Prishtinës. “Qeveria aktuale ka hequr dorë në mënyrë të panevojshme nga roli udhëheqës i gjatë dhe i suksesshëm i Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor,” i tha revistës zëdhënësi i politikës së mbrojtjes Florian Hahn (CSU).

Serbia nga ana e saj siguroi të hënën se numri i ushtarëve në kufi ishte kthyer në një nivel “normal”. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm tha se numri është reduktuar nga 8350 në 4500./DW



Ju sugjerojmë

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
BE ndryshon rregullat e fluturimeve
Bota

BE ndryshon rregullat e fluturimeve

13 Korrik, 2026 7:12 pm
SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit
Bota

SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit

13 Korrik, 2026 5:36 pm
Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës
Bota

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës

13 Korrik, 2026 5:22 pm
GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit
Kronikë

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

13 Korrik, 2026 4:35 pm
Para
VIDEO/ Spikeren e lajmeve e kap e qeshura gjatë transmetimit “live”

VIDEO/ Spikeren e lajmeve e kap e qeshura gjatë transmetimit “live”

Sulmi terrorist në Ankara/ Identifikohet terroristi i PKK-së, përgjegjës për ngjarjen

Sulmi terrorist në Ankara/ Identifikohet terroristi i PKK-së, përgjegjës për ngjarjen

Zjarri në Pishporo të Fierit, Peleshi: Një ndër situatat më kritike që jemi përballur

Zjarri në Pishporo të Fierit, Peleshi: Një ndër situatat më kritike që jemi përballur
















TE FUNDIT

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
13 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi “një partner të vështirë” Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë për median serbe...

Lexo më shumë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
13 Korrik, 2026

Një person u vra si pasojë e të shtënave me armë zjarri ku u përfshinë agjentë amerikanë të imigracionit në...

Lexo më shumë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
13 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 44-të e protestës. Protestuesit si çdo ditë tjetër u mblodhën në sheshin “Skënderbej”,...

Lexo më shumë

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
13 Korrik, 2026

Nëntë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në dy operacione të ndryshme kërkim-shpëtimi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}