Aktualitet

Kryebashkiaku i Gramshit 3 orë në Prokurori, çfarë dyshohet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:40 - 23/10/20 |
Opi Nion

Kryetari i Bashkisë Gramsh Klodian Tace, thirret në Prokurori. Mësohet se Taçe është marrë në pyetje nga Prokuroria e Elbasanit, përreth 3 orë si person që ka dijeni për një dosje hetimore.

Kreu i Bashkisë Gramsh është marrë në pyetje në lidhje me një ngjarje të vjetër, kohë kur Taçe ka qenë punonjës i një kompanie private.

Bashkë me të janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë. Klodian Taçe ka patur edhe më herët probleme me drejtësinë, pasi është akuzuar se kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit, hetimin për vjedhje nga Prokuroria e Tiranës në vitin 2009.

Nuk ka ende një reagim zyrtar nga autoritete apo nga vetë Taçe, teksa pritet që në vazhdim të dalin detaje të reja në lidhje me këtë çështje./ Burimi: ABC News

Pas