Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta ktheu ligjin për Kodin Zgjedhor, reagon opozita: Mazhoranca të…

2020/10/23 at 3:56 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Meta ktheu ligjin për Kodin Zgjedhor, reagon opozita: Mazhoranca të…

Opozita ka reaguar pas vendimit të Presidentit Ilir Meta, i cili ktheu në Kuvend për rishqyrtim Kodin Zgjedhor.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, përmes një deklarate për media, ka deklaruar se opozita e bashkuar përshëndet vendimin e Presidentit për Kodin Zgjedhor pasi ndërhyrja e njëanshme në Kushtetutë, bie ndesh me marrëveshjen e 5 qershorit dhe tekstin e sapo miratuar të Kodit Zgjedhor.

Ndër të tjera Bardhi theksoi se hapësira që Presidenti i Republikës ka dhënë, nëpërmjet rikthimit për shqyrtim në Kuvend, e shoqëruar me kërkesën për marrjen e opinionit urgjent nga Komisioni i Venecias, është një mundësi e mirë për të rikthyer konsensusin politik.

Deklarata e plotë

Opozita e Bashkuar përshëndet aktin e Presidentit për kthimin për rishqyrtim Kuvendit të Shqipërisë për Kodin Zgjedhor dhe kërkimin e marrjes së Opinionit urgjent nga Komisioni i Venecias.

E vlerësojmë si hap dhe mundësi e rëndësishme, në drejtim të rikthimit të paqes publike dhe klimës zgjedhore në vend. Miratimi i Kodit Zgjedhor, si produkt i marrëveshjes së 14 janarit dhe konkluduar me marrëveshjen e 5 qershorit, ishte një arritje madhore e klasës politike në vend, mbështetur fuqimisht nga faktori ndërkombëtar.

Në vetvete ajo marrëveshje dhe miratimi i Kodit Zgjedhor në 30 korrik, shtroi baza të mira për krijimin e kushteve të pranueshme ligjore për zhvillimin e zgjedhjeve të 25 prillit. Paqja publike dhe pranueshmëria e klimës parazgjedhore janë premisë themelore për një proces zgjedhor të gjithë pranuar.

Ndërhyrja e njëanshme dhe brutale në Kushtetutë, e pasuar nga deformime të rënda ligjore që mbartin ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor, bien ndesh hapur me marrëveshjen e 5 qershorit dhe tekstin e sapo miratuar të Kodit Zgjedhor.

Një akt i tillë, i ndërmarrë nga ana e mazhorancës së kapluar nga paniku i humbjes zgjedhore, përveçse minon klimën parazgjedhore, synon qartazi deformimin e rezultatit zgjedhor në tavolinë.

Ky akt, i realizuar jashtë Tryezës së Këshillit Politik, mbetet një shkelje e flagrante e marrëveshjes së 5 qershorit. Akte te tilla, të marra në verbëri politike, komprometojnë rëndë interesin publik dhe, mbi të gjitha, rrugën integruese të Shqipërisë.

Hapësira që Presidenti i Republikës ka dhënë, nëpërmjet rikthimit për shqyrtim në Kuvend, e shoqëruar me kërkesën për marrjen e opinionit urgjent nga Komisioni i Venecias, është jo vetëm një akt i pjekur në vazhdën e traditës politike dhe parlamentare 30 vjeçare, por edhe një mundësi e mirë për të rikthyer gjithë përfshirjen dhe konsensusin politik, si dhe gjetjen e zgjidhjeve teknike për eliminimin e deformimeve të rënda kushtetuese që mbartin ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor.

Zgjedhjet e lira, të ndershme e të qeta, janë shërbimi më i mirë që qeveria e ka për detyrim t’ia ofrojë shoqërisë shqiptare edhe si zgjidhje për situatën e rëndë politike, ekonomike dhe sociale që vendi po kalon.

Dhe, mbi të gjitha, si rruga e vetme drejt së ardhmes europiane të vendit./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Ndërron jetë ish-ministri britanik, Norman Tebbit
Bota

Ndërron jetë ish-ministri britanik, Norman Tebbit

8 Korrik, 2025 10:22 am
Dhunuan bashkëmoshataren dhe shpërndanë videon/ E pësojnë 4 të miturat, në kërkim..
Aktualitet

Dhunuan bashkëmoshataren dhe shpërndanë videon/ E pësojnë 4 të miturat, në kërkim..

8 Korrik, 2025 10:19 am
Mijëra pjesëmarrës nisin Marshin e Paqes në kujtim të viktimave të Srebrenicës
Rajoni

Mijëra pjesëmarrës nisin Marshin e Paqes në kujtim të viktimave të Srebrenicës

8 Korrik, 2025 10:11 am
Vijon zjarri në Malin e Dukatit, rrezikohet përhapja e flakëve
Aktualitet

Vijon zjarri në Malin e Dukatit, rrezikohet përhapja e flakëve

8 Korrik, 2025 10:09 am
Gonxhja mirëpret në Tiranë ministrin Izraelit të Energjisë dhe Infrastrukturës
Aktualitet

Gonxhja mirëpret në Tiranë ministrin Izraelit të Energjisë dhe Infrastrukturës

8 Korrik, 2025 10:05 am
Trump paralajmëron tarifa prej 35% për Serbinë dhe 30% për Bosnjën
Bota

Trump paralajmëron tarifa prej 35% për Serbinë dhe 30% për Bosnjën

8 Korrik, 2025 9:59 am
Netanyahu nominon Presidentin e SHBA për Çmimin Nobel: Trump, “krijues paqeje”
Bota

Netanyahu nominon Presidentin e SHBA për Çmimin Nobel: Trump, “krijues paqeje”

8 Korrik, 2025 9:44 am
Në kërkim për trafik droge, arrestohet 36-vjeçari. Pritet ekstradimi drejt Italisë
Aktualitet

Në kërkim për trafik droge, arrestohet 36-vjeçari. Pritet ekstradimi drejt Italisë

8 Korrik, 2025 9:40 am
Plagosi me thikë 23-vjeçarin në Tropojë, policia shpall në kërkim autorin
Aktualitet

Durrës/ Plagosi me thikë një shtetas, arrestohet 17 vjeçari i shpallur në kërkim

8 Korrik, 2025 9:26 am
“Filmi astronomik më i madh i të gjitha kohërave“
-Kulturë

“Filmi astronomik më i madh i të gjitha kohërave“

8 Korrik, 2025 9:20 am
Para
COVID/ 139 persona të infektuar, 6 viktima

COVID-19 në Shqipëri/ 4 viktima, rritet numri i rasteve të reja

Prokuroria lëshon urdhër-ndalimi për ish-kryetarin e Qarkut të Kukësit

Prokuroria lëshon urdhër-ndalimi për ish-kryetarin e Qarkut të Kukësit

PMI publikon raportin, 16 milion duhanpirës kanë kaluar në IQOS

PMI publikon raportin, 16 milion duhanpirës kanë kaluar në IQOS

TE FUNDIT

Ndërron jetë ish-ministri britanik, Norman Tebbit

Ndërron jetë ish-ministri britanik, Norman Tebbit
8 Korrik, 2025

Ish-politikani britanik, Norman Tebbit ka ndërruar jetë në moshën 94 vjeç, raportuan mediat e huaja. Tebbit personifikoi vlerat e Partisë...

Lexo më shumë

Dhunuan bashkëmoshataren dhe shpërndanë videon/ E pësojnë 4 të miturat, në kërkim..

Dhunuan bashkëmoshataren dhe shpërndanë videon/ E pësojnë 4 të miturat, në kërkim..
8 Korrik, 2025

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka reaguar lidhur me një video të postuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqen...

Lexo më shumë

Mijëra pjesëmarrës nisin Marshin e Paqes në kujtim të viktimave të Srebrenicës

Mijëra pjesëmarrës nisin Marshin e Paqes në kujtim të viktimave të Srebrenicës
8 Korrik, 2025

Në Bosnje e Hercegovinë nisi të martën Marshi i përvitshëm i Paqes, në kujtim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë....

Lexo më shumë

Vijon zjarri në Malin e Dukatit, rrezikohet përhapja e flakëve

Vijon zjarri në Malin e Dukatit, rrezikohet përhapja e flakëve
8 Korrik, 2025

Vatra e zjarrit në malin Vastak, pranë fshatit Dukat në Vlorë, vazhdon të jetë aktive prej katër ditësh, ndërsa rritet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com