Kronikë

Krujë/ Arrestohet dy persona të shpallur në kërkim, për çfarë akuzohen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:26 - 27/09/20 |
Opi Nion

Policia e Krujës ka arrestuar dy persona të cilët ishin shpallur në kërkim pasi akuzohen për kultivim të bimëve narkotike.

Të arrestuarit janë identifikuar me inicialet A.S., 24 vjeç dhe A.L., 22 vjeç, banues në Murqinë, Krujë. Për të dy këta persona Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Njoftimi

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale  kapën dhe ndaluan shtetasit:

A.S., 24 vjeç dhe A.L., 22 vjeç, banues në Murqinë, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, ka caktuar për këta shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim./ Opinion.al

Pas