Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kronika e RAI 3 për kanabisin, Rama: Një turp gazetaresk

2020/01/28 at 1:29 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kronika e RAI 3 për kanabisin, Rama: Një turp gazetaresk

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për një kronikë të publikuar në edicionin qendror të lajmeve në televizionin Italian, RAI 3, të hënën në mbrëmje. Sipas shefit të qeverisë shqiptare ky lajm është një turp gazetaresk, pa asnjë lidhje me realitetin e monitoruar dhe certifikuar nga vetë Guardia di Finanza!


“Uroj që partnerët tanë të shkëlqyer ta thonë vetë pa humbur kohë të vërtetën”, shkruan shefi i qeverisë shqiptare.

Çfarë thotë kronika

Përmes disa fotove të marra nga një raport konfidencial policor në vend nga gazetarët e Rai 3 dallohen rreth 100 mijë bimë të ndara të fshehura në male. Sipas gazetarëve italianë pak muaj më parë Drejtori i policisë kriminale, është shprehur se operacionet e policisë të bëra në vitin 2014 kanë nisur procesin zhdukjen përgjithmonë të prodhimin e marijuanës në Shqipëri.

Raporti i vitit të kaluar tregon se u gjetën më pak se 1000 bimë por sipas gazetarëve të Rai 3 të dhënat e këtij raporti të ri, ende i rezervuar tregon një realitet tjetër.

Sipas prokurorit italian Giacomo Cataldi përmes këtyre trafiqeve të drogës, ku Shqipëria është një nga prodhuesit më të mëdhenj është bërë i mundur përftimi i shumave të mëdha të parave nga mafia shqiptare.

Reagimet

Këtë të martë dy forcat politike opozitare në vend, PD dhe LSI, reaguan duke thënë se rritja me 1200 përqind e kanabisit në vend, sipas kronikës, është dështim i Ramës.

Ervin Salianji: Dëshmia e sjellë nga Rai 3 dëshmon dështimin e Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt në plotësimin e një prej kushteve kryesore të Bundestagut për nisjen e negociatave- luftën kundër krimit të organizuar. Në Shqipëri, krimi i organizuar jo vetëm nuk po luftohet, por, i mbrojtur nga partia në pushtet, është shndërruar në lojtar kryesor në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve. Prej 6 vjetësh, nuk ka asnjë bos të krimit të organizuar në burg. Nuk ka asnjë bos të trafikut të drogës të arrestuar. Burgjet e Sandër Lleshajt kanë mbushur me opozitarë që protestojnë kundër qeverisë së lidhur me krimin dhe me të varfër që punojnë parcelat me kanabis. Bosët janë të gjithë të lirë, sepse i sigurojnë Edi Ramës para për të blerë votat dhe për të mbajtur në këmbë projektin e tij për vjedhjen e zgjedhjeve dhe kapjen e drejtësisë. Reportazhi i Rai 3 rrëzon propagandë prej miliona eurosh të qeverisë se ajo e ka asgjësuar kanabisin. Vetëm pak ditë më parë u kapën në Greqi 1.2 ton drogë, ndërsa në brigjet italiane kjo është një ngjarje e zakonshme.

Petrit Vasili: Shqipëria është bërë sipas autoriteteve të antimafias italiane një nga prodhuesit më të mëdhenj të drogës, përveçse një pikë tranziti dhe përveçse një urë komunikimi me Amerikën Latine. Pra në vend gëlojnë trafikantët dhe kriminelët përkundrejt mashtrimit të pacipë dhe sistematik që bën kryeministri i vendit, ministri i tij i papërgjegjshëm dhe sigurisht i inkriminuar i brendshëm Lleshaj dhe kundrejt këtij realiteti tragjik që po shkatërron dhe po rrënon vendin publikohen demagogji pafund.
Sigurisht rruga e Europës mbyllet nga kanabisi dhe nga trafiku i kokainës i të gjitha formave. Pikërisht për këtë arsye, Shqipëria figuron si një vend i kriminalizuar kundrejt mijëra shqiptarëve të ndershëm e të varfër, të cilët duan të punojnë me punë të ndershme dhe të pastër dhe nuk kanë të bëjnë me këtë veprimtari kriminale rrënuese. Shqipëria që në 20014, sërish në një qeverisje socialiste, por jo rilindase, e cila hiqej nga harta e vendeve nyje për trafikimin. Sot përkundrazi, jo vetëm është pikë trafiku kyç dhe shumë e rëndësishme, por është kthyer dhe në një kultivuese e rëndësishme në nivel ndërkombëtar, një nga prodhuesit kryesor të marijuanës.

Kronikën e Rai 3 mund t’a shikoni duke klikuar KËTU/ minuta 27:56



Ju sugjerojmë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Para
Kronika e “RAI3”, Policia: Partnerët italian të habitur me lajmin

Kronika e "RAI3", Policia: Partnerët italian të habitur me lajmin

SPAK nuk pranon dosjen “184”, e ridërgon në Dibër

Foto- Detaje/ Masakrohet burri afër pazarit në Korçë

Foto- Detaje/ Masakrohet burri afër pazarit në Korçë
















TE FUNDIT

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
20 Korrik, 2026

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në protestë përpara Kuvendit, këtë  të hënë me thirrjet “Parlamenti i krimit”, “Rama jep dorëheqjen”...

Lexo më shumë

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
20 Korrik, 2026

Spanja është shpallur kampione e botës në finalen e botërorit 2026 përvallë Argjentinës. Në një ndeshje që në fakt u...

Lexo më shumë

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
19 Korrik, 2026

Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}