Sport

Kroacia barazon me Republikën Çeke


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:26 - 18/06/21 |
Opi Nion

Kroacia nuk arriti merrte dot më shumë se një pikë në ndeshjen kundër Çekisë. Ndeshja e dytë e grupit përfundoi në barazimin  1-1.

Me këtë rezultat, Kroacia ka vështirësuar shumë pozitat e saj në Evropian, pasi humbi ndeshjen e parë 1-0 ndaj Anglisë.

Ekipi i drejtuar nga Dalic e mbylli në disavantazh pjesën e parë, pasi Lovren shkaktoi një penallti që u shndërrua në gol nga Patrick Schick.

Në pjesën e dytë, golin që e mban gjallë ende Kroacinë e shënoi Ivan Perisic, pas një aksioni të bukur nga krahu i majtë i sulmit kroat.

Pas këtij rezultati, Republika Çeke renditet e para në grupin D, me 4 pikë, në pritje të ndeshjes Angli-Skoci, ndërsa Kroacia renditet e treta, me vetëm 1 pikë. Anglia dhe Skocia kanë respektivisht 3 dhe 0 pikë.

Pas