Kryesore

Alibeaj tregon formulën e PD për analizën e zgjedhjeve të 25 prillit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:44 - 18/06/21 |
Opi Nion

Enkeled Alibeaj ka  sqaruar se si do bëhet analiza brenda Partisë Demokratike për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Faza e parë e analizës, tha Alibeaj në “Abc News”, do të mbështetet në arsyet pse u arrit dhe pse nuk u arrit objektivi i PD në disa më 25 prill. Ai u shpreh se askush nuk do të përjashtohet nga PD, por do të bëhet një vlerësim konkret lidhur me punën e bërë nga eksponentë të ndryshëm të partisë për zgjedhjet e 25 prillit.

selia blu nuk do bëjë “gjueti shtrigash” për të përjashtuar ata që nuk arritën objektivin në zgjedhje por shtoi se do marrë jetë fjala meritokraci.

“Faza e parë: Strukturat e partisë do të flasin. Deri në datën 1 korrik. Para çdo gare elektorale vendoset objektivi me të cilin matesh, Rezultatin aktual ne e kemi në të gjithë republikën. Ata që kanë arritur objektivin kanë të drejtë të thonë arsyet që përdorën për të rritur rezultatin. Ata që nuk e arritën objektivin kanë të drejtën të thonë që ishte për shkak të mos angazhimit tonë apo arsye të tjera. Do thonë nëse ka ndodhur që janë shpërndarë para. A ka ndodhur të ketë pasur kriminelë. Do e thonë ata. Nga ana tjetër, duhet të dini se ky përshkrim në degë dhe në qendrën e PD ka pasur mekanizma që e kanë monitoruar gjendjen në totalin e tyre. Kjo besoj do na çojë në modelet e mira. Ne nuk do bëjmë gjueti shtrigash. Ne nisemi nga ideja për të gjetur shkaqet reale të këtij rezultati. Nëse ndodh që drejtues të caktuar kanë pasur mundësi por nuk i kanë shfrytëzuar, gjatë muajit shtator pasi të ketë përfunduar e gjithë analiza, në funksion edhe të shkrirjes apo hapjes së dyerve ndaj publikut do ketë mundësi edhe për të angazhuar më të mirët e më të mirëve. Partia Demokratike është shtëpia e të gjithëve. Por fjala “meritokraci” do marrë jetën. Analiza thelbin e ka të nxjerrë të vërtetën në shesh për angazhimin e secilit. Unë besoj që në situate të rëndësishme njerëz që marrin përgjegjësi të mëdha për t’i bërë ballë të keqes duhet të jenë në krye të punëve”, theksoi Alibeaj./ Opinion.al

Pas