Përfaqësuesit e partive parlamentare në Malin e Zi do ta zhvillojnë ditën e sotme raundin e dytë të bisedimeve mbi krizën e pushtetit në parlament.
Mediat e huaja bëjnë me dije se një nga udhëheqësit e partisë pro-serbe në pushtet, Frontit Demokratik, Nebojsha Medojeviç ka theksuar se nuk do të heqin dorë nga kërkesat për ta krijuar një qeveri pa kryeministrin aktual Zdravko Krivokapiç.
Medojeviç i tha Pobjeda-s se Fronti Demokratik do të marrë pjesë në takimin e sotëm, por nuk do të heqë dorë nga kërkesat.
“Për sa na përket, ne jemi të vetmit që dolëm me pozicione të qarta – për të mos mbështetur qeverinë e Zdravko Krivokapiq, se ai ka mbështetjen e vetëm 14 deputetëve. Ne mendojmë se zgjidhja më e mirë është një qeveri e re brenda të njëjtës mazhorancë”, ka thënë Medojeviç./Opinion.al