Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Krizë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni? Fatos Klosi: Është situatë e qëllimtë nga vetë këto shtete

2017/05/11 at 10:33 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Krizë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni? Fatos Klosi: Është situatë e qëllimtë nga vetë këto shtete

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, në një prononcim për gazetën “Sot”, komenton situatën aktuale tensionuese në Ballkan. Ish-kreu i SHISH e ka një shpjegim për krizën në rajon. Fatos Klosi deklaron se kjo situatë është e qëllimtë, në mënyrë që Europa të ndihmojë vendet me demokraci të brishtë dhe më pas të hapen negociatat për integrimin e tyre në Bashkimin Europian.


“Mbase në këtë rast gjen vend shprehja e diktatorit të madh Mao Ce Dun: “Turbullo, turbullo që të kthjellohet”. Kjo situatë tensionuese si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni po bëhet që Europa të interesohet më shumë për Ballkanin. Kjo po bëhet në mënyrë të qëllimtë që Europa të ndihmojë demokracitë e reja, të cilët nuk po e gjejnë me sa duket rrugën e demokracisë së vërtetë”, deklaroi Klosi.

Fatos Klosi u shpreh se Europa nuk mund të integrojë vende që ende nuk kanë zgjidhur problemet e tyre. Në mënyrë që këto vende të konsolidojnë demokracinë e tyre sa më parë, sipas Klosit, krijojnë sebepe që Europa t’i ndihmojë, dhe më pas integrimi i tyre në BE të jetë sa më i shpejtë.

“Europa nuk mund të pranojë një herë për një herë vende që nuk kanë zgjidhur problemet e tyre. Kosova kërkon heqjen e vizave. Ata nuk e kanë në dorë këtë dhe krijojnë sebepe. Europa nuk po na lut neve, ne po i lutemi Europës që të na integrojë në BE. Por Europa nuk mund të pranojë vende që ende kanë nevojë për ndihmë. Janë bërë shumë protesta nga vendet e BE, se përse janë integruar vende që akoma nuk kanë zgjidhur problemet e tyre”, u shpreh Klosi.

Ai thotë se vendet e Ballkanit ende nuk janë në gjendje që të jenë të zotët e vetes, dhe kërkojnë ndihmë nga Europa dhe SHBA. “Ne nuk e zgjidhim problemin duke gjetur armiq. Nëse i vendosim gishtin rusëve se e kanë fajin ata, nuk është ky problemi. Problemi është çfarë do bëjmë? Presioni që po bëhet në Shqipëri, unë e quaj pozitiv. Maqedonia përveç problemeve të mirëfillta që ka Shqipëria, ka edhe probleme etnike. Kosova ka problemin e kufijve. Edhe në Maqedoni duket se amerikanët kanë vënë dorë; edhe në Shqipëri uroj që të vënë. Ne akoma kemi nevojë për një tutor, situata këtë tregon. Europa dhe Amerika duhet ta pranojnë se ne nuk jemi akoma të zotët vetë. Politikanët janë të udhëhequr më shumë ndaj interesave të tyre se sa të vendit. Kështu që unë do ta quaja një sebep të gjithë këtë situatë të krijuar, që ndihma të jetë më e madhe”, u shpreh Klosi.

 

Etiketa: klosikosove dhe maqedonikriza ne shqiperisituate e qellimte


Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
Çfarë ndodh nëse Kolegji Zgjedhor pranon kërkesën e opozitës për ç`regjistrimin e kandidatëve?

Ja kush janë 5 gjyqtarët e Kolegjit që kanë në dorë shtyrjen e zgjedhjeve

Video/Bën sport të çmendur në lartësi ekstreme pa asnjë mjet sigurie

Video/Bën sport të çmendur në lartësi ekstreme pa asnjë mjet sigurie

Video/ Shkullaku flet për Ramën: Si u pasurua vitet e fundit dhe si mblodhi kriminelët në Parlament

Shkullaku: Edi Rama nuk i afrohet as Nanos dhe as Berishës për këtë arsye
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}