Aktualitet

Krimet zgjedhore, kryeprokurori Çela: Hetoni shpejt dhe me transparencë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:26 - 12/05/21 |
Opi Nion

Kryeprokurori Olsian Çela ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë nga Durrësi për krimet zgjedhore.

Në fjalën e tij Çela tha se ka inkurajuar të gjitha prokuroritë e rretheve gjyqësore në vend që të hetojnë rastet në transparencë të plotë dhe rezultatet t’i transmetohen publikut në kohë reale.

Në lidhje me hetimin e krimeve zgjedhore është kërkuar nga prokuroritë të ketë përgjigje të shpejta në drejtim të këtyre proceseve. E rëndësishme është që hetimet të shoqërohen në proces transparent, që publiku t jetë i qartë, e të ketë informacion të plotë në atë çka bërë Prokuroria. Duhet të jemi të besueshëm dhe integritetin e prokurorëve dhe prokurorisë.

Çështja e zgjedhjeve është çështje që prek shumë prokurori të rretheve gjyqësore e kanë impakt në të gjithë vendin, ndaj rezultati i çdo hetimi, është i rëndësishëm. Rëndësi ka që hetimet të jenë të plota, të kryhen në kohën e duhur e rezultatet t’i përcillen publikut. Ne jemi drejtuar disa herë prokurorive të rretheve gjyqësore, i është ofruar mbështetja për të kryer hetimet e plota dhe profesionale që lidhen me zgjedhjet”, u shpreh Çela./Opinion.al

Pas