Aktualitet

Zgjedhjet/ KAS rrëzon 3 kërkesa të PD-LSI dhe Vetëvendosjes


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:13 - 12/05/21 |
Opi Nion

KAS ka rrëzuar ditën e sotme me 3 vota kërkesën e LSI për të marrë prova nga institucionet shtetërore për emigrantët e penguar të votojnë.

Gjithashtu bëhet me dije se KAS vendos me shumicë votash rrëzimin e kërkesave të PD për të marrë prova shtesë nga institucionet prokurori, polici, etj.

Ndër të tjera bëhet me dije se KAS rrëzoi edhe kërkesat e bëra nga kandidati Kreshnik Merxhani për prova shtesë.

Nga ana tjeter KAS ka vendosur të pranojë provat e depozituar deri më tani të PD, LSI dhe Kreshnik Merxhanit për zgjedhjet në Gjirokastër.

Kujtojmë që ditën e sotme KAS sëbashku me palët politike kanë zhvilluar një mbledhje teksa janë njohur me pretendimet dhe kërkesat e partive politike për zgjedhjet e 25 prillit.

Shqyrtimin e kërkesave ankimore, të subjekteve zgjedhore të LSI, koalicioni PD dhe Aleanca për Ndryshim dhe kandidati Kreshnik Merxhani. KAS u tërhoq në dhomë këshillimin në lidhje me provat e palëve, po ashtu edhe për ankesat ankimore e provat. Provat që palët kanë sjellë do të pranohet për shqyrtim, kërkesat që palët bënë, u vendos rrëzimi i kërkesës së LSI, në lidhje me provat që kërkon të merret. Sa i përket emrave që kanë qenë komisioner, dy anëtarë të KAS-it, i kërkojmë KQZ, që të na vërë në dispozicion sa më shpejt të jetë e mundur që personat në lista kanë qenë pjesë e administratës zgjedhore, nga dita e zgjedhjeve e deri në shpalljen e rezultateve. Kërkesa e fundit me këqyrjen dhe me kryqëzimin e të dhënave nga pajisja identifikuese në Qarkun e Gjirokastrës, kërkojmë që brenda afatit sa më shpejt, të na vihet në dispozicion informacioni në lidhje me pajisjet identifikuese në Qarkun e Gjirokastrës. Në lidhje me kërkesat për prova të subjektit zgjedhor të kandidatit Kreshnik Merxhani, u vendos me shumicë votash rrëzimi i kërkesës.”– tha anëtari i KAS./Opinion.al

Pas