Aktualitet

Adoleshentja helmohet me herbicide bujqësore, niset me urgjencë në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:59 - 12/05/21 |
Opi Nion

Një adoleshente rreth 16 vjeçe banuese në Drenovë, Mallakastër ka tentuar t’i japë fund jetës ditën e sotme.

Nga njoftimi zyrtar i policisë bëhet me dije  se e reja është vetëhelmuar me insekticidin BI 58 apo siç quhet në gjuhën popullore “Rrugor”, që përdoret për luftimin e instekteve të ullirit.

Policia njofton gjtihashtu se 16-vjeçarja nga Drenova e Mallakastrës ka shkuar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Fierit dhe është nisur me urgjencë drejt Tiranës, ku ndodhet në reanimacion.

Informacion paraprak

Sot më datë 12.05.2021, në spitalin e Fierit ka shkuar në gjendje të rëndë shëndetësore një shtetase 16 vjeçe, banuese në Drenovë, Mallakastër, e cila dyshohet se ka konsumuar lëndë herbicide bujqësore.

16-vjeçarja ndodhet në reanimacion në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Opinion.al

Pas