Bota

Krijohet vaksina kineze kundër COVID-19, nuk ka efekte anësore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:08 - 18/11/20 |
Opi Nion

Një tjetër vaksinë ka dhënë rezultate pozitive kundër COVID-19. Pas Pfizer dhe Moderna, një kompani kineze ka krijuar vaksinën “CoronaVac”, e cila ka treguar rezultate mjaft premtuese dhe pas eksperimentimit të saj në 700 individë nga 18-59 vjeç, është vënë re se ajo është e sigurtë, krijon në mënyrë të shpejtë antitrupa dhe nuk ka efekte anësore.

Këto janë përfundimet që lexohen në revistën prestigjioze shkencore “The Lancet”. Megjithatë mbetet për t’u verifikuar në fazën 3 të eksperimentimit nëse përqendrimi i antitrupave të “CoronaVac” është i mjaftueshëm për të parandaluar infektimin dhe nëse vaksina është e duhura dhe për të moshuarit.

“Rezultatet tregojnë se “CoronaVac” është i aftë të prodhojë një përgjigje shumë të shpejtë me antitrupa, 4 javë pas marrjes së vaksinës, e cila është e ndarë në 2 doza që duhen marrë brenda 14 ditësh. Kjo gjë e bën vaksinën të përshtatshme për përdorim emergjent edhe gjatë pandemisë”, u shpreh profesori Fengcai Zhu.

“CoronaVac” është një nga 48 vaksinat kandidate kundër koronavirusit që ndodhet në fazë eksperimentale. Ajo është një vaksinë që bazohet tek virusi, i bërë inaktiv në mënyrë kimike. Të gjithë pjesëmarrësit në test nuk kanë rezultuar kurrë pozitiv me koronavirus dhe nuk kanë udhëtuar asnjëherë në zonat me rrezik të lartë infektimi./ Opinion.al

Pas