Kronikë

Emri/ Në kërkim nga drejtësia Italiane, 36-vjeçari arrestohet në Kavajë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:51 - 18/11/20 |
Opi Nion

Një 36-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane.

Mësohet se në pranga ka rënë Adrian Rrugeja (Driza), nga Kavaja. Për 36-vjeçarin Gjykata e Udines në Itali ka dhënë dënimin prej 8 vjet e 5 muaj burg, për veprat penale “Trafik i lëndëve narkotike” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.

 “Nga Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u organizua një operacion si rezultat i të cilit, në lagjen nr. 6, në Kavajë, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Adrian Rrugeja (Driza), 36 vjeç, banues në Kavajë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, autoritetet shqiptare po vijojnë bashkëpunimin me ato italiane për ekstradimin e të arrestuarit./ Opinion.al

Pas