Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kreu i Marinës Gjermane jep dorëheqjen pas deklaratës mbi konfliktin Rusi-Ukrainë

2022/01/23 at 1:28 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kreu i Marinës Gjermane jep dorëheqjen pas deklaratës mbi konfliktin Rusi-Ukrainë

Inspektori i Marinës Gjermane me deklaratën e tij lidhur me konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës ka shkaktuar rritim të madh. Si rrjedhojë zëvendësadmirali Kay-Achim Schönbach u zëvendësua “me kërkesën e tij”.


“I kam kërkuar Ministres së Mbrojtjes, të më lirojë nga detyrat dhe detyrimet si inspektor i Marinës me efekt të menjëhershëm”, deklaroi Kay-Achim Schönbach. “Deklarimet e mia të pamenduara lidhur me politikën e sigurisë dhe atë ushtarake rëndojnë mjaft postin tim”, e argumentoi vendimin e tij për dorëheqjen zëvendës admirali.

“Për të shmangur dëmin e mëtejshëm për Marinën Gjermane, Bundeswehr-in, e në radhë të parë për Republikën Federale të Gjermanisë, unë e konsideroj të nevojshëm këtë hap.”

Ministrja socialdemokrate e Mbrojtjes Christine e pranoi kërkesën për dorëheqje të 56 vjeçarit, njoftoi zëdhënësi i ministrisë të shtunën në mbrëmje (22.01). Deri në vendimin për zgjedhjen e pasuesit Marina Gjermane do të drejtohet nga zëvendësi i deritanishëm i Schönbach-ut, kontra-admirali Jan Christian Kaack.

“Krimeja është e humbur”

Schönbach gjatë një raundi bisede Think Tanks në Indi ka thënë, se gadishulli i Krimesë i aneksuar më 2014 nga Rusia është i humbur për Ukrainën. “Krimeja ka marrë fund, s’kthehet më, ky është fakt”. Një regjistrim me video i kësaj bisede është përhapur në internet. Schönach hodhi poshtë edhe frikërat, se Kremlini planifikon ndërkohë një ndërhyrje në vendin fqinj. Që Rusia do të përvetësojë territor ukrainas, kjo është “absurde”.

Njëkohësisht kreu i marinës ka shprehur mirëkuptim për presidentin rus Vladimir Putin. “Ajo çfarë Putin kërkon vërtetë është respekti si i barabartë. Dhe – o Zot – të respektosh dikë nuk kushton aspak, nuk kushton asgjë. Pra nëse më pyesni mua: Është e lehtë t’i japësh atij respektin, që kërkon, dhe me sa duket ai edhe e meriton këtë.”

Ministria e Mbrojtjes në Berlin u distancua prej deklaratave të Schönbach-ut. Ato „nuk i përgjigjen kurrësesi as në përmbajtje dhe as në përzgjedhjen e fjalëve pozicionit të Ministrisë së Mbrojtjes”. Kryetarja e komisionit parlamentar të mbrojtjes në Bundestag Bundestag, liberal-demokratja Marie-Agnes Strack-Zimmermann theksoi: “Zëvendësadmirali Schönbach me deklarimet e tij ka vënë në pikëpyetje strukturën europiane të sigurisë dhe të drejtën ndërkombëtare. Dorëheqja e tij është logjike.”

“Zhgënjim i thellë”

Ministria e Jashtme e Ukrainës për këtë arsye i shprehu shqetësimin ambasadores gjermane në Kiev, Anka Feldhusen. Deklaratat e Schönbach-ut janë “të prapranueshme”. Më parë ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba kishte shprehur zemërimin e tij, që qeveria gjermane nuk do të furnizojë armë në Ukrainë. “Ne shprehim zhgënjimin tonë të thellë për pozicionin e qeverisë së Gjermanisë lidhur me mosgarantimin për furnizimin me armë në Ukrainë.”

Rusia javën e kaluar grumbulloi mbi 100.000 ushtarë në kufirin ukrainas. Qeveria në Moskë i përgënjeshtron planet për ndërhyrje. Ajo kërkon nga NATO garanci për sigurinë si dhe anulimin e pranimit të Ukrainës në aleancë. Perëndimi e refuzon këtë kërkesë dhe deklaron, se ndërhyrja e trupave ruse në Ukrainë mund të ketë pasoja të rënda politike dhe ekonomike./DW

 



Ju sugjerojmë

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
Kronikë

Sherr mes fqinjëve, vritet një person në Rrogozhinë

20 Qershor, 2026 11:14 pm
Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard
Aktualitet

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard

20 Qershor, 2026 11:05 pm
Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës
Aktualitet

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës

20 Qershor, 2026 9:10 pm
Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje
Aktualitet

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje

20 Qershor, 2026 8:46 pm
NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve
Bota

Irani mbyll sërish Hormuzin:SHBA dhe Izraeli shkelën marrëveshjen me sulmet në Liban

20 Qershor, 2026 8:00 pm
Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë

20 Qershor, 2026 7:19 pm
Protesta, Rama: Ja si funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale
Aktualitet

Protesta, Rama: Ja si funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale

20 Qershor, 2026 7:14 pm
Me armë në dorë, momentet kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë
Kronikë

Me armë në dorë, momentet kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

20 Qershor, 2026 6:21 pm
Botërori/ 62 gjuajtje dhe asnjë gol, Turqia shkruan historinë negative
Sport

Botërori/ 62 gjuajtje dhe asnjë gol, Turqia shkruan historinë negative

20 Qershor, 2026 4:02 pm
Po drejtonte gomonen dhe ra në det, shpëtohet 35-vjeçari në Gjirin e Llamanit
Kronikë

Po drejtonte gomonen dhe ra në det, shpëtohet 35-vjeçari në Gjirin e Llamanit

20 Qershor, 2026 3:21 pm
Para
U plagosën gjatë atentatit me armë në Greqi, 2 shqiptarët të skeduar nga policia

U plagosën gjatë atentatit me armë në Greqi, 2 shqiptarët të skeduar nga policia

Policia bën bilancin/10 operacione policore gjatë javës, 34 persona të arrestuar

Policia bën bilancin/10 operacione policore gjatë javës, 34 persona të arrestuar

Temperaturat nën 0/Dy të rinj sfidojnë dimrin, lahen në Ujëvarën e Grunasit

Temperaturat nën 0/Dy të rinj sfidojnë dimrin, lahen në Ujëvarën e Grunasit
















TE FUNDIT

Sherr mes fqinjëve, vritet një person në Rrogozhinë

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
20 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje, ku një konflikt i çastit mes dy fqinjëve ka përfunduar me vdekjen...

Lexo më shumë

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard
20 Qershor, 2026

Pas tre marshimeve rreth e qark Kryeministrisë, ku është rrethuar godina, protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në bulevardin “Dëshmorët e...

Lexo më shumë

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës
20 Qershor, 2026

Deputetja Marjana Koçeku këtë të shtunë është bashkuar me qytetarët në ditën e 21-të të protestës. Prania e saj në...

Lexo më shumë

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje
20 Qershor, 2026

Në Tiranë mbahet dita e 21-të e protestës, ku qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe më pas u mblodhën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}