Aktualitet

Kraja:Bllokuam 70 milionë euro asete të krimit të organizuar,buxheti ynë është…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:56 - 24/05/22 |
Opi Nion

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, deklaroi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit se në vitin 2021 janë bllokuar 70 mln euro asete të sekuestruara nga krimi i organizuar.

Ndër të tjera Kraja u shpreh se në një vit buxheti i SPAK është rreth 6 milionë euro.

“Gjatë vitit 2021, kemi arritur të konfiskojmë pasuri të paluajtshme, makina dhe të ardhura monetare rreth 70 milionë euro. Ndërkohë që buxheti i SPAK për një vit është 6 milionë euro. Në këtë sens jemi munduar të jemi efektiv, padyshim ka shumë për të bërë sepse është strukturë e re që po krijohet, kjo kërkon edhe mentalitet, ngritja e një strukture të nivelit të dytë”, ka thënë ndër të tjera Kraja.

Pas