Aktualitet

KPA rrëzon KPK, kthen në detyrë prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:27 - 15/12/20 |
Doriana Çepunaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rrëzuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe ka rikthyer në detyrë prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Arqilea Koça.

Vendimi është marrë këtë të martë nga trupi gjykues i KPA i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, anëtarë.

Përmes një njoftimi për mediat, KPA e ka cilësuar shkarkimin e Arqilea Koçës të  padrejtë, ndaj urdhëron rikthimin e menjëhershëm në detyrë pranë prokurorisë së Përgjithshme.

 “Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 25/2019, datë 20.05.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Arqilea Koça kundër vendimit nr. 113, datë 08.03.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 59, pika 1 dhe 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues, me shumicë votash, vendosi:

1.Ndryshimin e vendimit nr.113, datë 08.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Arqilea Koça dhe konfirmimin e tij në detyrën e prokurorit pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

2.Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm

U shpall sot, në Tiranë, më datë 15.12.2020″, thuhet në njoftim.

Koça ishte shkarkuar nga KPK në seancën e datës 8 Mars të vitit 2019.  Koça është subjekti i 3 që rikthehet në detyrë nga KPA, pasi më parë janë rikthyer Fuat Vjerdha dhe Ervin Gogaj./Opinion.al

Pas