Bota

Shifra të larta në Itali, dyfishohet numri i viktimave nga COVID-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:05 - 15/12/20 |
Semiljana Azizi

Italia ka shënuar ditën e sotme një rritje të numrit të të infektuarve por edhe të viktimave gjithashtu.

Sipas raportimeve mësohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 14.844 të infektuar me koronavirus, ndërsa ishin pak më shumë se 12mijë një ditë më parë.

Ndërkaq akoma më shqetësues është bilanci i viktimave. Nga të dhënat është raportuar dyfishi i numrit të djeshëm. Sot janë raportuar për 846 persona të cilët kanë humbur jetën nga COVID-19, ndërsa ditën e djeshme ishin 491 viktima.

“Raportimet për numrat e viktimave janë dramatike, konfirmon faktin që përhapja e infektimeve këto dy muaj ka qenë tejet e lartë”, deklaroi Gianni Rezza, drejtori i përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë italiane.

Sipas mediave italiane, shifra të tilla janë alarmante dhe ky është një paralajmërim për një mbyllje të dytë të vendit.

Veneto është një nga rajonet të cilat kanë situatën më shqetësuese, edhe sot me më shumë se 3 mijë të infektuar./Opinion.al

Pas