Rajoni

Kosovë/ Regjistrohet e infektuara e parë me COVID-19 nga stafi shëndetësor


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:36 - 27/03/20 |
Opi Nion

Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka thënë se është regjistruar personi i parë i infektuar nga stafi shëndetësor me koronavirus.

“Rasti i koleges tonë nuk do të na dekurajojë dhe demotivojë që së bashku me kolegët e tjerë të ofrojmë ndihmën mjekësore për pacientët tonë. Këtë do ta bëjmë në çfarëdo kushtesh dhe rrethanash”, është thënë në njoftimin e Klinikës Infektive.

Aktualisht në këtë Klinikë është thënë se janë duke u trajtuar 34 pacientë. Duke marrë parasysh të dhënat e fundit, aktualisht në Kosovë është raportuar për 86 persona të infektuar me Covid-19, sëmundje që shkakton koronavirusi i ri. Deri më tani një pacient ka vdekur me koronavirus në këtë shtet./ Burimi: REL

Pas