Rajoni

Kosovë/Arrestohen katër persona, nuk respektuan masat kundër koronavirusit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:22 - 01/08/20 |
Opi Nion

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar katër persona në Mitrovicë dhe Gjakovë, të cilët nuk kanë respektuar masat e vendosura nga autoritetet për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Sipas policisë, një person është arrestuar në Komunën e Gjakovës, pasi kishte organizuar një festë familjare me 27 persona të pranishëm.

Qeveria e Kosovës ka ndaluar të gjitha tubimet publike, përfshirë ahengjet familjare private, si dhe grumbullimin e më shumë se pesë personave në sheshe publike, parqe e të tjera.

Po ashtu, një person në fshatin Skivjan të Gjakovës është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje prej 48-orësh, pasi ka hapur lokalin pas orës së lejuar.

Në Kosovë, sipas vendimit të qeverisë të datës 28 korrik, sektori i gastronomisë e ka të ndaluar që të punojë nga ora 22:30 deri në orën 05:00.

Ndërkaq, një person në fshatin Shupkovc të Mitrovicës dhe një në qytetin e Mitrovicës, po ashtu janë arrestuar për shkak se kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në pishina.

Sipas masave të marra nga Qeveria e Kosovës, veprimtaria e pishinave është e ndaluar. Përjashtim bëjnë pishinat e mbyllura. Deri më tani, në Kosovë janë regjistruar 8,330 raste me koronavirus. Prej tyre, 226 persona kanë vdekur dhe 4,578 janë shëruar./ REL

Pas