Sport

Finalja e Kupës, FSHF i kërkon qeverisë që të luhet me tifozë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:59 - 01/08/20 |
Opi Nion

Federata Shqiptare e Futbollit i ka kërkuar qeverisë që në finalen e Kupës mes Teutës dhe Tiranës të lejohen në stadium një numër i kufizuar tifozësh, duke ndjekur shembujt e disa vendeve të Europës.

“FSHF kërkon nga instancat shtetërore që të marrim shembullin e Francës, ku finalja e kupës u zhvillua me tifozë në tribunat pas porte. Kërkojmë që konform rregullave dhe distancimit të ketë një numër të kufizuar tifozësh, nën shembullin e Francës”, shkruhet në njoftimin e federatës

Finalja e Kupës do të luhet këtë të diel, më 2 gusht në stadiumin e ri kombëtar, prej orës 20:00.

Pas suksesit në kampionat, Tirana synon një jubile historik, duke i fituar të dy trofetë më të rëndësishëm në vend./ Opinion.al

Pas