Kronikë

Aksident në rrugën Elbasan-Peqin, humb jetën 55-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:02 - 01/08/20 |
Opi Nion

Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan- Peqin.

Mësohet se në aksident janë përshirë dy makina, mjeti tip “Suzuki me drejtues shtetasin H.R., 67 vjeç, banues në Elbasan, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin M.K., 38 vjeç, banues në Maqedonin e Veriut.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi A.N., rreth 55 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte pasagjerë në mjetin tip “Suzuki”, si dhe janë plagosur lehtë të dy drejtuesit e mjeteve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./ Opinion.al

Pas