Rajoni

Kosovë, 764 raste të reja dhe 12 viktima nga COVID-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:16 - 27/11/20 |
Al Do

Vijojnë të jenë të larta shifrat e COVID-19 në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës raporton se në 24 orët e fundit janë kyer 1.827 testime prej të cilave 764 kanë rezultuar pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 12 viktima nga COVID-19 duke e çuar numrin e tyre total në 975.

Numri total i rasteve pozitive është 37.792 raste nga 139.699 teste të kryera.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 584 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 23.274 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.543. / Opinion.al

Pas