Kryesore

Kosovë/ 7 viktima dhe 69 raste të reja me koronavirus


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:16 - 10/09/20 |
Opi Nion

Shtatë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë. Ndërkohë, bëhet me dije se në 532 teste, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 69 qytetarë.

Lajmi është konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Në Kosovë në total kanë humbur jetën nga koronavirusi 581 persona.

Sipas të dhënave të këtij Instituti , sot janë regjistruar edhe 107 raste që kanë mposhtur virusin, ndërsa raste aktive aktualisht janë 2,832.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 14,446 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Pas