Kronikë

Akuzat për korrupsion, SPAK vë në pranga inspektorin e tatimeve në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:44 - 10/09/20 |
Opi Nion

Një Inspektor i Drejtorisë së Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme e Tatimeve është arrestuar nga Policia pasi akuzohet për “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Hetimet janë realizuar nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

Autoritetet njoftojnë se në pranga ka rënë 37 vjeçari i identifikuar me inicialet E. T. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas iu kërkonte dhe iu merrte shuma të konsiderueshme monetare subjekteve të ndryshme private, si këmbim për të mos i hetuar dhe mos i referuar në prokurori, kur këto subjekte konstatoheshin në shkelje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma monetare prej 5000 eurosh, të cilën ky shtetas ia kishte marrë administratorit të një subjekti privat.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari korruptive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore./ Opinion.al

Pas