Rajoni

Kosovë, 15 humbje jete dhe 218 raste të reja me COVID-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:27 - 05/08/20 |
el ida

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftoi se 15 pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit. Po ashtu autoritetet, njoftuan se nga 461 testime janë regjistruar 218 raste të reja.

Numri i rasteve aktive është 3,862 persona, teksa pjesa më e madhe e rasteve të reja janë shënuar në Prishtinë, përkatësisht 70 raste.

Lajmi i mirë është se 156 pacientë janë shëruar duke e çuar në total 5,346 numrin e të shëruarve.

Në total që prej 13 marsit, kur u shfaqën rastet e para me koronavirus, deri më 5 gusht, në Kosovë janë regjistruar 9,492 raste me COVID-19./Opinion.al

Pas