Aktualitet

110 të shtruar në spitale, 6 pacientë të intubuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:31 - 05/08/20 |
Opi Nion

Shqipëria po shënon shifra në rritje të personave të infektuar nga Covid 19, ku në 24 orët e fundit u regjistruan 139 persona pozitivë në testime.

Sikurse ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, rastet aktive të prekura nga koronavirusi po ndiqen nga mjeket e familjes, ndërkohë që 110 pacientë janë të shtruar në të dy spitalet.

“Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 110 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 21 paciente janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar. Po ashtu në dy spitalet, Covid 1 dhe Covid 2, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, vijojnë të marrin trajtim pacientë të dyshuar nga ana imazhetike si te prekur nga covid19, të cilët po trajtohen sipas protokolleve nga ekipet tona mjekësore në dy spitalet”, njofton Ministria./Opinion.al

Pas