Kronikë

57-vjeçari gjendet i vdekur në mjet, dyshime se u godit me sende të forta


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:15 - 05/08/20 |
el ida

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Gjirokastër, në aksin rrugor rural Polican-Suhë.

Sikurse njofton policia, 57 vjeçari me iniciale Gëzim Saraçi, është gjetur i pajetë në mjetin e tij tip kamionçinë, në rrethana ende të paqarta.

Uniformat blu bëjnë me dije se nga këqyrja paraprake dyshohet se viktima është goditur me sende të forta, ndaj kanë kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për të./Opinion.al

Pas