Bota

Beiruti në emergjencë/100 viktima, 4 mijë të plagosur dhe qindra të humbur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:48 - 05/08/20 |
Opi Nion

Të paktën 100 persona humbën jetën dhe 4 mijë të tjerë u plagosën në një shpërthim masiv në Beirut të martën. Qindra të tjerë rezultojnë të humbur duke rritur shqetësimin se shifrat e të vdekurve do të ngjiten sërish, sikurse tha të mërkurën edhe Ministri libanez i Shëndetësisë.

Autoritetet e kanë cilësuar Beirutin një qytet katastrofe, ku për 2 javë është vendosur gjendja e emergjencës, njofton media vendase NNA news.

Autoritetet më të larta ushtarake janë tashmë përgjegjëse për ruajtjen e sigurisë në vend.

Është ende e paqartë se ëfarë e shkaktoi ekzaktësisht shpërthimin, ndërsa Kryeministri i vendit tha se një investigim do të përqendrohet në rreth 2,750 tonë nitrat amoni që  ndodhej në një magazinë./Opinion.al

 

Pas