Kryesore

PD: Nga korriku jemi në 10 vendet e para të Europës për vdekjet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:36 - 05/08/20 |
Opi Nion

Në një kohë kur shifrat e të prekurve nga Cvodi 19 shënojnë në mënyrë të vazhdueshme rritje, Partia Demokratike vijon të vërë theksin tek rëndësia e rritjes së numrit të testimeve.

Përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, ekspertja e Task Forcës Anticovid pranë PD, Liliana Shyqyriu vë në dukje faktin se Shqipëria mban rekordin europian për numrin më të ulët të testimeve të kryera që nga nisja e pandemisë.

“Që me fillimin e epidemisë së Covid-19 në vendin tonë ka pasur një rekord në nivel Europian i cili është mbajtur nga Shqipëria dhe ka qëndruar i pathyer për të gjithë periudhën. Ky është ai i testimeve për 1 Milion banorë ku ne klasifikohemi gjatë gjithë kohës në vendin e fundit dhe vendi i parafundit ka më shumë se dyfishin e testeve tona”, shkruan ekspertja duke publikuar edhe tabelen e testimeve të kryera nga disa vende europiane për 1 milion banorë.

Duke deklaruar se në Shqipëri ka patur mungesë strategjie për menaxhimin e situatës, Shyqyriu  shkruan se prek fillimit të korrikut ne jemi në 10 vendet e para ne Europë përsa i takon numrit të rasteve të reja dhe numrit të vdekjeve për 1 milion banorë .

“Këtij rekordi fatkeqësisht ju shtua me vonë rekordi i mungesës së një strategjie të qartë sidomos objektivi i cili do parandalonte parandalimin e përhapjes së Covid në grupet vulnerabël të popullatës: personat me moshë mbi 65 vjec, personat e prekur nga sëmundjet kronike dhe personeli shëndetësor , grupe të cilat gjate gjithe kohes u goditen vrullshëm nga epidemia.

Gjatë muajit korrik dhe në vazhdim këtyre dy rekordeve ju shtuan dhe dy rekorde të tjera të cilat penalizojnë direkt shëndetin dhe jetën e qytetarëve shqipëtarë.

Që prej fillimit të muajit korrik ne kemi qënë nje nga 10 vendet e para ne Europë përsa i takon numrit të rasteve të reja dhe numrit të vdekjeve për 1 milion banorë .

Këto janë dhe rekordet më fatkeqe te gjithë periudhës së epidemisë.

Përfundimisht Institucionet Shëndetësore janë treguar të paafta në vënien në eficiencë të një strategjie por kanë arritur të mbajnë me fanatizëm rekordet negative . Shpresojmë që kritikat dhe sugjerimet e shumta që janë bërë ndaj tyre në funksion të shëndetit të qytetarëve të mos vazhdojnë të bien në vesh te shurdhër dhe te shërbejnë për të rikthyer sigurinë, qetësine dhe garancinë qytetareve”, shkruan ekspertja në PD./Opinion.al

Pas