FIFA ka hapur procedura disiplinore kundër Federatës Serbe të Futbollit në lidhje me një akt propagande politike. Një flamur që i referohej Kosovës ishte varur në dhomën e zhveshjes para se Serbia të luante kundër Brazilit të enjten.
Ajo tregonte një hartë të Serbisë e cila përfshinte edhe territorin e Kosovës dhe sloganin “Jo dorëzim”. Banderola ishte vendosur mbi dollapët e Milos Veljkovic dhe Andrija Zivkovic para humbjes së tyre 2-0 ndaj Brazilit./Opinion.al