Kryesore

Alibeaj prezanton kandidatin e parë për 14 Majin dhe kërkon ndjesë për 2019



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:54 - 26/11/22 |
Opi Nion

Enkelejd Alibeaj ka prezantuar kandidatin e parë të grupit të tij, për zgjedhjet e 14 Majit.

Nga Ballshi ku prezantoi Agron Kapllanaj si kandidat për bashkinë e Mallakastrës, Alibeaj iu përgjigj akuzave të Berishës, që tha se kandidatët e paraqitur prej tij janë në fakt, kandidat të Edi Ramës.

“Agron Kapllani nuk është kandidat i Ramës sepse e ka provuar që në 2015 i ka thyer hundët Ramës në 2015, nga i cili përfitoi edhe Berisha. Kapllani nuk është i Edi Ramës, është i demokratëve, është i Mallakastrës. Kandidatët tanë janë kandidat të qytetarëve”, është shprehur Alibeaj.

Në fjalën e tij, Alibeaj kërkoi ndjesë publike për mosmarrjen pjesë në zgjedhjet lokale të vitit 2019.

“Kërkim ndjese për 2019. Është një gabim lënia e kësaj sfide, dhurim palës tjetër”, u shpreh ai.

Kujtojmë se Partia Demokratike hyn në këto zgjedhje e ndarë në dy grupime, ndërsa ende nuk është e qartë se si do të regjistrohen ato./Opinion.al

Pas