Aktualitet

Korrupsioni me 6000 euro/Avokatit i vrau djalin 19 vjeç, Kostandin Xhuvani


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:36 - 09/09/20 |
Al Do

SPAK la sot në arrest shtëpie avokatin Skënder Demiraj, pasi akuzohet si i përfshirë në një aferë korruptive për ndryshimin e masës së sigurisë së një personi të arrestuar.

Sipas SPAK tre persona mes tyre edhe avokati Demiraj, ish-prokuror, i kanë dhënë një shumë prej 6 mijë eurosh bashkëshortit të gjyqtares Mimoza Margjeka për të ndikuar te ajo që të ndryshonte masën e sigurisë për shtetasin Orion Bali, nga “Arrest në burg” në garanci pasurore 500,000 lekë.

Skënder Demirajt i është dhënë titulli qytetar nderi i Burrelit në vitin 2012.

Por familja e tij është përfshirë në ngjarje të rënda në të shkuarën të njohura për publikun.

Skënder Demiraj është babai i një prej katër të rinjve të vrarë në masakrën e ndodhur në nëntor të vitit 2014 në Tiranë.

Më 4 nëntor të vitit 2014, Kostandin Xhuvani vrau katër persona në një lokal nate pranë ambasadës amerikane në Tiranë, ku njeri prej tyre ishte Arbër Demiraj.

Në kohën kur u vra, djali i avokatit ishte 19-vjeç. Për këtë ngjarje Kostandin Xhuvani u dënua me 35 vite burg./ Opinion.al

Pas