Aktualitet

Vetëvrasjet në spitalin Covid2/Pipero: Një pacient shkruajti letër amaneti


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:45 - 09/09/20 |
Al Do

Mjeku Pëllumb Pipero ka qenë i ftuar në pjesën e parë të emisionit “Rudina” në Tv Klan i cili ka bërë një përshkrim më të detajuar të situatës së Covid-19 në Shqipëri, si po bëhet kurimi i pacientëve të shtruar në spital dhe a do ketë një valë të dytë.

I pyetur nga Rudina se si i shpjegon dy rastet e vetëvrasjeve të pacientëve me Covid-19 në Spitalin Shefqet Ndroqi , Pipero është shprehur se nuk ka shumë informacion për këtë çështje, por ai e shpjegoi nga ana mjekësore pse mund të ndodhë një gjë e tillë tek këta pacientë.

Për vetëvrasjen e dy pacientëve në spitalin Covid 2 në Shefqet Ndroqi, nuk kam shumë informacion. Çështja është në hetim dhe sa më pak të flasim aq më mirë është. Unë them se nga ana mjekësore ndodh. Unë sot po bisedoja me një të sëmurë aty dhe duke qenë mirë e bukur më tha “doktor sikur po ndjej një dhimbje gjoksi” .

Kjo dhimbja e gjoksit ne na tremb jashtëzakonisht shumë sepse dikush mund të bëjë një infarkt të menjëhershëm miokardi, po kështu ndodh edhe dëmtimi i trurit nga hiposkia, mungesa e oksigjenit. Unë kam insistuar personalisht tek disa pacientë të cilët kanë bërë disa çrregullime të rënda të shëndetit mendor, që kanë pasur psikoza që kanë bërë neuroza, që kanë bërë sjellje të një depresioni të thellë. Për shembull, një pacient shkruajti një letër amaneti dhe dëshironte të vetëvritej.

Ndodhija është aq e shpejtë dhe shpesh pa shenja paralajmëruese sepse është mjaft e vështirë për ta dyshuar më herët dhe parandaluar. Ne mjekët përpiqemi t’u zëvendësojmë atë që atyre u duhet shumë më tepër sesa çdo gjë tjetër, në këtë situatë që janë familjarët, është shprehur Pipero. /tvklan.al

Pas