Bota

Koronavirusi/ Sot nis vaksinimi masiv në të gjitha vendet e BE


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:52 - 27/12/20 |
Doriana Çepunaj

Vendet anëtare të Bashkimit Europian nisin sot vaksinimin e qytetarëve kundër COVID-19.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen u shpreh të shtunën se miliona doza të vaksinës Pfizer/BioNTech janë shpërndarë në 27 vende anëtare. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Presidentja e Komisionit Evropian shkroi se: “Po fillojmë të kthejmë faqen në një vit të vështirë. Vaksina është dorëzuar. Vaksinimi do të fillojë nesër në BE”.

Ndërkohë disa shtete filluan të shpërndanin për përdorim vaksinën që ditën e djeshme pasi u shprehën se nuk mund të prisnin dot një ditë më shumë.

Shpërndarja e vaksinave vjen në një kohë kur rastet e variantit të ri të COVID-19 janë konfirmuar në disa shtete evropiane si dhe Kanada dhe Japoni. Vaksinimi masiv për 446 milion njerëz të BE pritet të fillojë në orët e ardhshme.

Aktualisht, më shumë se 14 milion njerëz janë infektuar, ndërsa masa të rrepta izolimi janë aktualisht në fuqi në pothuajse të gjitha vendet anëtare  të BE./Opinion.al

Pas