Aktualitet

Koronavirusi/ “Shqipëria e ka kaluar pikun e pandemisë”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:34 - 23/05/20 |
Opi Nion

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive pranë ISHP-së, Silva Bino ka folur në lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi në vendin tonë.

Gjatë një interviste televizive, Bino tha se e ka kaluar tashmë pikun e pandemisë, por virusi ende nuk është larguar dhe për këtë arsye qytetarët duhet të tregohen shumë të kujdesshëm.

 “Vendi ynë e ka kaluar pikun epidemic. Kemi raste të kufizuara, kemi qarkullim të virusit pavarësisht se jo i dendur. Hapja gjatë javës është e rëndësishme për aktivitetet e biznesit që lidhen me punën dhe fundjava bëhet për të kufizuar kontaktin distancimin, është një masë e rëndësishme e cila na lehtëson. Në fundjavë ne kufizojmë distancimin social. Situata është në monitorim të vazhdueshëm, njerëzit duhet të jenë të përgjegjshëm, duhet të bëjnë kujdes. “Analizat serologjike bëhen për të kuptuar nëse personi që i nënshtrohet këtij testi e ka kaluar apo jo COVID 19, pra neëse kanë zhvilluar antitrupa. Ju theksoj se shumica e të prekurve janë pa simtoma. Këto analiza janë kryer pranë laboratorit në QSUT, po janë kryer edhe mbi popullantën e përgjithshme, në rastet kur është rekomanduar një gjë e tillë”./ Opinion.al

Pas