Aktualitet

Koronavirusi/ Shkon në 10 numri i të prekurve në Shqipëri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:39 - 10/03/20 |
Opi Nion

Në një dalje për mediat, Zv. Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka konfirmuar se numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, ka arritur në 10 persona.  Sipas saj një nga të infektuarit, ndodhet në sp[italin e Durrësit.

Rakacolli ka këshilluar qytetarët të evitojnë lëvizjet ndërqytetëse, udhëtimet ndërkombëtare dhe grumbullimet. “I kemi të përgatitura strukturat për të përballuar çfarëdolloj situate”, tha Zv.Ministrja.

Rakacolli bëri të ditur se deri tani janë testuar në total 114 persona, nga të cilët 10 kanë rezultuar pozitivë.

“Janë testuar 114 persona, janë 10 të infektuar. Janë 6 vetë të sëmurë. Dje kanë qenë dy të sëmurët e parë. Kemi dhe dy raste të reja që nuk janë të lidhura me këto të parët. Kemi dhe një person tjetër të shtruar në Spitalin e Durrësit. Këta të sëmurë po trajtohen. Masat janë karantinimi i detyrueshëm për të gjithë kontaktet e personave që janë bartës të virusit. Është i detyrushëm sepse shmang kontaktet e këtyre njerëzve. Të zbatohen masat me rigoriztet nga qytetarët dhe specialistët. Duhet të evitohen grumbullimet e mëdha. Të kufizojmë transportin publik, të evitojmë daljen nga shtëpia. Të kufizojmë kontaktet në ambiente ku mund të rrihet shumë ngushtë” deklaroi zv/ ministrja e Shendetesise, Mira Rakaçolli./ Opinion.al

Pas