Aktualitet

Koronavirusi/ Brataj: 80% e rasteve nuk shfaqin simptoma


               Publikuar në : 12:55 - 10/03/20 |
Opi Nion

Ka shkuar në 10 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri. Lidhur me situatën ka folur Shefi i urgjencës, Skënder Brataj, i cili ka thënë se 80 % e personave nuk shfaqin simptoma të virusit.

Mjeku tha se janë trefishuar telefonatat në numrin 127, ndërsa theksoi se qytetarët të respektojnë këshillat për parandalimin e koronavirusit.

“Është trefishuar numri në 127, 80% e njerëzve që nuk shfaqin simptoma. Ato që shfaqin simptoma kurohen në shtëpi në 90% të rasteve. Kemi pasur raste të gripit. Si mund t’i përgjigjemi këtij rasti? Ka një shpërndarje të shpejtë? Po, ka. Duhet të rrimë në shtëpi. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm të rrimë në shtëpi, i mori masat edhe Italia, filloi izolimi. Nuk ka rrugë tjetër. I lutem qytetarëve që të izolojmë daljet, distancat me një metër nga njëri-tjetrin, duhet shumë bashkëpunim. Ka më shumë se një muaj që shkollat janë furnizuar nga Bashkia me detergjent dhe klor pluhur, kryesisht lënë dhe pothuajse çdo ditë është klorifikimi brenda ambienteve dhe sidomos tualetet.  Ndërkohë që masat e higjienës janë vënë re edhe në qytet duke filluar nga pastrimi dhe dezinfektmi i kazanëve, mbetjeve dhe pusetave. Një problem janë maskat mbrojtëse të cilat mungojnë në disa farmaci të qytetit”, bëri me dije Brataj./  Opinion.al

Pas