Bota

Koronavirusi/ Shkencëtarët kinezë krijojnë robotin që shpëton jetë


               Publikuar në : 12:39 - 10/03/20 |
el ida

Një ekip shkencëtaresh kanë krijuar një robot që mund të shpëtojë jetë gjatë epidemisë së koronavirusit, dhe zëvendëson detyra që kryhen zakonisht nga doktorët dhe infermierët.

E krijuar nga ekspertë nga universitetet më të mira të Kinës, kjo pajisje, që i ngjason një krahu robotik, është në gjendje të bëjë trajtime me ultratinguj, të marrë kampione për analiza dhe të kontrollojë pacientët me Covid-19.

Duke përdorur këtë robot, në të cilin gjenden dhe kamera, personeli mjekësor shmang kontaktin e drejtpërdrejtë me të infektuarit duke ulur dhe mundësitë e përhapjes.

Përpjekjet për krijimin e këtij roboti nisën gjatë muajit shkurt dhe u finalizuan në ditët e para të marsit dhe testimet e para u kryen në spitalin e Pekinit në Kinë./Opinion.al

Pas