Rajoni

Koronavirusi/ Rritet numri i të infektuarve në Greqi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:33 - 24/03/20 |
Al Do

Vijon të rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Greqi.

Gjatë një konference për shtyp, Ministri Grek i Shëndetësisë Vassilis Kikilias tha se brenda 24 orëve janë identifikuar edhe 48 raste të reja duke e cuar totalin në 743 raste.

Numri i viktimave është 20, një më shumë se dita e djeshme.

Ministri theksoi se po merren të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur qytetarët dhe madje shumë më herët se vendet e tjera.

Nga rastet e konfirmuara në Greqi, 56% janë meshkuj, 75% janë 18 deri 64-vjeç dhe 21% janë më të vjetër se 65 vjeç. /Opinion.al

Pas