Politikë

50 mln euro nga BE për luftën kundër COVID-19, reagojnë liderët politikë


               Publikuar në : 18:56 - 24/03/20 |
Al Do

Pasi ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca njoftoi se Shqipërisë do ti shkojën 50 milionë euro nga BE për të përballuar krizën e pandemisë, kanë ardhur edhe reagimet e krerëve politikë në Shqipëri.

Në një status në Facebook, kryeministri Rama ka konfirmuar lajmin e dhënë nga ambasadori Soreca duke shtuar se “Zoti i shqiptarëve është i Madh”.

Një reagim të menjëhershëm ka patur edhe kreu i PD, Lulzim Basha i cili ka shprehur mirënjohjen e tij në Twitter.

“Nuk jemi vetëm! Mirënjohje Bashkimit Europian për këtë ndihmë të çmuar për shqiptarët dhe Shqipërinë, në këtë ditë të vështirë”.

Një falenderim dhe mirënjohje për ndihmën e dhënë nga BE ka bërë edhe presidenti Meta.

“Një ndihmë e çmuar në betejën kryesore për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë!“, ka shkruar ai. /Opinion.al

Pas