Sociale

Vijon aktiviteti në tregun agro-ushqimor, merren masa dhe disinfektim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:10 - 24/03/20 |
Opi Nion

Ndërsa shifrat e të prekurve nga koronavirusi në vend vijojnë të rriten, masat e ndërmara nga autoritetet kërkojnë në mënyrë të vazhdueshme qëndrimin e qytetarëve brenda banesave.

Por përjashtim nga ky rregull vijojnë të bëjnë kompanitë dhe furnitorët që shpërndajnë kryesisht produktet ushqimore dhe industria prodhuese. Megjithatë autoritetet kërkojnë që puna në të gjitha këto kompani të kryhet duke ndjekur rregullat sanitare parandaluese kundër Covid 19.

 

Tregu agro-ushqimor është një nga vendet ku këto masa synohet të zbatohen me rigorozitet, duke qenë se dhe kërkesa për produktet ushqimore në këtë periudhë ka shënuar rritje të ndjeshme. Për të sigurur vijimësinë normale të punës në kushte higjenike, ambjentet e këtij tregu disinfektohen në mënyrë sistematike, që të mbajnë të pacënuar shëndetin e punonjësve dhe konsumatorëve./Opinion.al

Pas