Vijon të rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Greqi.
Gjatë një konference për shtyp, Ministri Grek i Shëndetësisë Vassilis Kikilias tha se brenda 24 orëve janë identifikuar edhe 48 raste të reja duke e cuar totalin në 743 raste.
Numri i viktimave është 20, një më shumë se dita e djeshme.
Ministri theksoi se po merren të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur qytetarët dhe madje shumë më herët se vendet e tjera.
Nga rastet e konfirmuara në Greqi, 56% janë meshkuj, 75% janë 18 deri 64-vjeç dhe 21% janë më të vjetër se 65 vjeç. /Opinion.al